Vlora zgjohet nën makthin e shpërthimit të eksplozivit në Lungomare

Një shpërthim me eksploziv në një lokal në Lungomare, shkaktohen dëme materiale, duke shndërruar zgjimin e qytetit bregdetar në një makth.
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (8 dhjetor), ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se eksplozivi i vendosur ka qenë tritol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lokali që ndodhet në zonën e në Lungomares në Vlorë nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka asnjë informacion për autorët, ndërsa Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?