Vlorë/ 49-vjeçari mbytet në lumin Vjosa, polumbarët kërkojnë trupin
Një 49-vjeçar është mbytur mbasditen e sotme në lumin e Vjosës. Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, por policia e Vlorës sqaron se rreth orës 18:00 është njoftuar në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi me inicialet A.N, 49 vjeç, banues në Novoselë.
Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.08.2017 rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë.
Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.

