Vlorë, 5 vjet burg për burrin që rrahu gruan në mes të rrugës

5 vjet burg ka dhënë Gjykata e Vlorës për Ilirjan Pajon, burrin që u filmua teksa dhunonte në rrugë ish-bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të tij.

Video bëri xhiron në rrjetet sociale dhe ngjalli shumë indinjate te qytetarëët.

Gjykata i dha atij dënimin maksimal që parashikon akuza “dhunë në familje”. Vendimi ndaj 44-vjeçarit u dha prej gjyqtarit Laurent Fuçia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjykatë Ilirjan Pajo kishte deklaruar se dhuna ishte momentale për shkak të xhelozisë, ndërsa pranoi se nuk paguante detyrimin prej 15 mijë lekë të reja për fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shihmi më poshtë edhe njëherë videon.

 

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?