Vlorë, ambasadori Lu dhe ministrja Kodheli vizitojnë anijen e Flotës VI të SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe ministrja shqiptare e Mbrojtjesm Mimi Kodheli vizituan sot anijen USS Forrest Sherman të ankoruar në Vlorë.

nija është pjesë e Flotës së Gjashtë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunuese me Marinën Shqiptare, njoftoi ambasada.

Kjo marrëdhënie përfshin edhe ushtrime të vazhdueshme ndërmjet anijeve tranzit të flotës së Shteteve të Bashkuara dhe Marinës shqiptare. Këto ushtrime përmirësojnë ndërveprimin tonë si dhe forcojnë aftësinë tonë të përbashkët për të siguruar kufijtë e detit Adriatik dhe Jon.

“Lidhja midis dy forcave tona detare është vetëm një nga aspektet e shumta dhe jetëgjatë të marrëdhënies midis ushtrive të dy vendeve tona, shembulli më i fundit i së cilës është shërbimi dhe sakrifica jonë e përbashkët në Afganistan, si pjesë e misionit të qëndrueshëm të NATO­s atje,” tha ambasadori Donald Lu, gjatë vizitës së tij në anijen USS Forrest Sherman ankoruar në Vlorë. 

 

SHKARKO APP