Vlorë, asgjësohen 11.716 rrënjë kanabis
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 00:51
Policia e Vlorës ka asgjësuar 24 parcela me 11 716 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Vranisht, Mavrovë, Vlorë dhe në fshatin Dhivër të Sarandës.
Rrënjët e kanabisit ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronar, pranë pyjeve dhe përrenjve të ndryshëm.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

