Vlorë, asnjë rast i ri me Covid-19, bllokohen 6 automjete dhe gjobiten 14 këmbësorë
Vlora këtë të diel është e boshatisur, pa qytetar të cilët lëvizin në rrugët e qytetit.
Rregullat e vetëizolimit i kanë dhënë frymëmarrje qytetit nga shëtitjet masive të qytetareve gjatë javës.
Ndërkohë, policia e Vlorës bën me dije se në 24 orët e fundit janë bllokuar 6 automjete si dhe janë gjobitur 14 këmbësorë.
Ditën e sotme bëhen 21 dite nga rasti i pare i prekur me Covid-19 në familjen me 4 anëtarë në qytet dhe 18 dite nga rasti i fundit.
Në Vlorë deri më tani ka vdekur nga Covid-19 një e moshuar 72 vjeç.
Ndërsa spitali rajonal i Vlorës konfirmon se nuk ka asnjë raste të ri me Covid-19 në qytet.
Tamponët e dërguar për analizim ne ISHP gjatë 24 orëve kanë rezultuar negativë.