Vlorë, bie zjarr një një pallat
Një banesë në katin e dytë të një pallati ne lagjen Isa Boletini të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së hënë. Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll. Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

