Vlorë dhe Kapshticë, kapen 45 kg hashash

Policia kufitare kapi në Kapshticë pak minuta më parë rreth 30 kg hashash në një autobuz të linjës Tiranë – Athinë. Droga u zbulua gjatë kontrolli që ushtroi policia në linjën e dytë. Ajo ishte fshehur në një çantë dhe peshon 30 kg. Oficerët e policisë nisën menjëherë hetimet për të zbuluar poseduesin e çantës. Aktualisht janë shoqëruar si të dyshuar shoferi i autobuzit dhe një pasagjer. Hashashi kishte destinacion tregun e Greqisë.  

Ndërsa në Portin e Vlorës është kapur më herët 15 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Shoferi i autobusit të linjës Vlorë­ – Brindizi është ndaluar nga policia, pasi në autobusin që drejtonte, gjatë kontrollit rutinë, policia ka gjetur lëndën narkotike. Ajo ishte futur në bidonë plastike, të cilët më pas ishin të mbushur me vaj ulliri për maskim. Gjatë ndalimit nga policia, drejtuesi i mjetit ka thënë se kjo ishte porosi e një shqiptari për ta cuar tek një i njohuri i tij në Itali, për të cilin kishte lënë shënim edhe emrin dhe numrin e kontaktit.

SHKARKO APP