Vlorë, dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur

Një fugon i braktisur prej dy ditësh ka ngritur dyshime për praninë e një lënde plasëse në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po verifikon sinjalin e dyshuar. Mjeti është tërhequr me karrotrec nga Policia për t’u dërguar në Komisariat, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.

Deri tani nuk është bërë e mundur të identifikohet pronari i fugonit. Autoritetet do të kontrollojnë mjetin për të verifikuar nëse bëhet fjalë për lëndë plasëse dhe për të sqaruar rrethanat e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?