Vlorë, gjendet i mbytur një 30-vjeçar
Një 30-vjeçarështë gjetur i vdekur pranë Petroliferës në Vlorë. Policia e qytetit bën me dije se 30-vjeçari ende i paidentifikuar dyshohet se është mbytur.
“Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç“, njoftojnë autoriteteve.
Ndërkohë bëhet me dije se një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.