Vlorë, grabitet me armë biznesmeni

Një biznesmen nga qyteti i Vlorës, Bukurosh Malaj është grabitur gjatë natës së mbrëmshme. Grabitësit i kanë marrë rreth 3 milion e gjysmë lekë dhe  185 euro. Veç kësaj autorët i grabitën biznesmenit  edhe makinën tip “Benz”  me targa AA154CE.

Makina është gjetur nga Policia në fshatin Kot në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe është konstatuar se autorët kishin tentuar ta digjnin .

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e pallatit, në lagjien 29 Nëntori. Biznesmeni ishte kthyer nga puna me lekët e xhiros së ditës në momentin që u sulmua nga grabitësit.  Grabitësit sipas biznesmenit, ishin të pajisur me pistoletë dhe armë kallashnikov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve pas denoncimit nga vetë biznesmeni Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?