Vlorë, INUK nis nesër aksionin për prishjen e ndërtesave

Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar do tё nisё tё hënën nё mёngjes, planin e punёs nё Vlorё, nё zbatim tё Vendimit tё Kёshillit tё Ministrave, pёr ndёrtimin e rruges se re te Vlores.

Sipas burimeve zyrtare nga INUK, operacioni do tё vazhdojё pёr disa ditё, nё lagjen Kushtrimi, nё dy krahёt e rrugёs Transballkanike.

Mjetet e INUK do tё shembin njё numёr tё konsiderueshёm objektesh, mbi 100 tё tilla. Inspektorёt e INUK kanё bёrё prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga ky vendim, pёr tё marrё masat e tyre me qёllim lehtёsimin e punёs.

INUK kёrkon bashkёpunimin dhe mirёkuptimin, jo vetёm nga banorёt e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithё qytetarёt e Vlorёs.Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale.

Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme.

Banorët e zonës ku do kalojë rruga e re në qytetin e Vlorës kane protestuar duke bllokuar edhe një nga rrugët e qytetit. Shumë shpejt në atë zonë nis ndërtimi i rrugës që lidh superstradën Levan-Vlorë me rrugën transballkanike duke ndryshuar tërësisht hyrjen në qytetin e Vlorës e mbetur peng e infrastrukturës së dëmtuar rëndë

SHKARKO APP