Vlorë, kapet peshkarexha italiane, gjueti të paligjshme në ujërat tonë

Rojet bregdetare të Policisë kufitare e qytetit të Vlorës mesnatën e djeshme kanë kapur peshkarexhën italiane COBRA III ku ndodheshin katër shtetas italianë të cilët po ushtronin gjueti të paligjshme. Këta shtetas kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin shtetëror të Republikë së Shqipërisë. Shtetasit italiane ndodhen në portin e Vlorës ku po kryhen proceduarat e verifikimit pasi ata nuk kanë leje për të ushtruar një aktivitet të tillë në ujërat shqiptare. Ndërsa, brenda në peshkarexhë janë gjetur 40 arka me peshk.

SHKARKO APP