Vlorë, krim horror; Xhaxhai i vret kokën nipit 12 vjeçar

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, ku xhaxhai i ka prerë kokën nipit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë dhe dyshohet se xhaxhai që ka kryer krimin makabër ka probleme mendore.

Policia ka arrestuar në fragrancë 31 vjecarin në momentin kur kokën po e çonte në banesë. Ka nderhyre menjehere policia, e cila trupin e fëmijës e ka gjetur jashte banese, ndërsa kokën brenda shtepise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se e ëma e kishte dërguar djalin tek vëllai. Nuk dihen rrethanat e këtij krimi të rëndë, por policia thotë se 31-vjeçari ka pasur probleme të rënda psiqike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik disa herë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi makabër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?