Vlorë/Krimi i vendos tritol makinës së prokurorit

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë natës në Vlorë. Një makinë e parkuar në rrugën “28 nëntori” është dëmtuar, pas shpërthimit të një sasie tritoli që ishte vendosur pranë saj.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit, kur shpërtheu lënda plasëse në një makinë të parkuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se vetura që ka qenë shënjeshtër është e një prokurori në këtë qytet, por emri i tij nuk bëhet i ditur.

SHKARKO APP