Vlorë, Leli 14.669 vota dhe Deromemaj 7.747 vota

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, në Vlorë, Dritan Leli kryeson rezultatin e deritanishëm zgjedhor me 14.669 vota ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë Genc Deromemaj me 7.747 vota.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e KQZ-së deri në orën 13:12 minuta, kur janë numëruar 93 nga 150 qendra votimi, Leli kryeson me 62,79% të vota ndërsa Deromemaj me 33,16%.

Ndërsa kandidati i pavarur Vasil Bedinaj ka siguruar 947 vota deri tani ose 4,05%.

SHKARKO APP