Vlorë, makina përplaset me pemën, humb jetën oficerja e policisë
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 14:30
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një oficere e policisë nga Berati humbi jetën në një aksident rrugor në qendër të fshatit Mifol në Vlorë.
33-vjeçarja Refije Shtrumi ishte duke udhëtuar së bashku me një 31-vjeçar me një mjet tip “Ford” me targa AA601FC që është përplasur me një pemë në qendër të fshatit.
E ndjera humbi jetën sapo mbërriti në spital, ndërsa 31 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

