Vlorë: Nëna merr lopatën të mbushë gropat që s’i mbush kryebashkiaku Leli
Jeta e banorëve të lagjes “Isa Boletini” në Vlorë, është vështirësuar së tepërmi nga mungesa e theksuar e investimeve në rrugë.
“Unë duhet ta heq këtë ujë se nuk kam as varkë me se të kaloj” thotë një nënë me lopatë në dorë.
Personat me aftësi të kufizuara nuk mund të dalin nga shtepia nga gjendja e krijuar
“Nuk dal fare nga shtëpia. Kanë thënë por ..”
Kreun e Bashkisë Vlorë, Dritan Lelin thonë se e kanë parë vetëm për zgjedhje.
“E njohim por nuk vjen të shikojë një herë. Vetëm në fushatë”
Ndaj thirrjen për ndërhyrje ia drejtojnë qeverisë.
Janë rreth 300 familje që u duhet të përballen çdo ditë me problemet ne infrastrukturë.