Vlorë, nesër nis prishja e banesave nga IMTK në lagjien “Kushtrimi”

Nesër, nis aksioni nga  Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar për prishjen e banesave në lagjien Kushtrimi të qytetit të Vlorës. Prej dy javësh në Vlorë janë shembur mbi 500 objekte.

Ky aksion nga IMTK vjen në kuadër të  projektit për ndërtimin e rrugës Trans-ballkanike.

Pavarësisht protestave të banorëve të lagjies ‘Kushtrimi’ projekti do të vazhdojë dhe nga nesër, Inspektoriati Ndërtimor i Urbanistikës, do të rinisë punën për prishjen e banesave. Nuk dihet ende nëse IMTK do ndeshë në rezistencën e banorëve të Vlorës të prekur nga ndërtimi i kësaj rruge.

SHKARKO APP