Vlorë, ngacmoi një vajzë të mitur në rrugë, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili akuzohet për ngacmimin e një vajze të mitur. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Petrit Kaso është arrestuar pas denoncimit të bërë nga familjarët e një 13-vjeçareje, të cilët pretendojnë se Kaso ka ngacmuar në rrugë vajzën e tyre.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa 57-vjeçari është dërguar në Komisariat. Ai pritet të përballet me drejtësinë për akuzën e veprimeve të turpshme me të mitur.

SHKARKO APP