Vlorë, parkingjet jepen me koncesion për 15 vjet

Në qytetin e Vlorës, parkingjet janë dhënë me koncesion për 15 vjet. Lajmi konfirmohet pasi është bërë publik në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Me koncesion mësohet se janë dhënë 24 rrugë kryesore e dytesore të qytetit bregdetar, ku thuhet se do të paguhet një tarifë prej 50 lek/ora. Orari ku qytetaret do te tarifohen per 13 prej tyre eshte nga 08:00-16:00.

Ndersa per 9 rruge te tjera ato me afer qendres dhe bulevardit kryesor nga ora 08:00-20:00. Ndërsa vetem ne dy rruge tarifimi reduktohet deri ne oren 14:00. Oret e nates, nuk përfshihen brenda tarifimit.

Mësohet se këshilli bashkiak i Vlorës, e ka miratuar vendimin jashtë vëmendjes së publikut, që në tetor. Por më 2 mars, është bërë zyrtare pasi është botuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik

SHKARKO APP