Vlorë-Shkodër, shkatërrohen sera e parcela me kanabis, një grua në pranga

Në Shqipëri po përdoren gjithnjë e më tepër një teknikë e re për kultivimin e lëndëve narkotike, me qëllim që ky aktivitet të mos ndalet nga policia. Megjithatë policia e Vlorës ka mundur të zbulojë dhe ka asgjësuar 5780 rrënjë bimë narkotike e llojit “cannabis sativa”. Droga ishte e mbjellë në sera. Sipas policisë lënda narkotike me lartësi deri ne 65 cm u zbulua në dy sera në fshatin Oshtimë, në afërsi të pyllit, e vendosur në kubikë dhe ishte gati për t’u mbjellë në tokë.

Nga veprime të mëtejshme procedurale ka rezultuar se serat ku u gjet lënda narkotike ishin në pronësi të shtetasit Bujar Kamberaj. Në këtë aktivitet ishte e përfshirë bashkëshortja e tij Shqiponja Kamberaj, 54 vjeçe, e cila u arrestua, si dhe dy fëmijët, të cilët janë shpallur në kërkim, bashkë me të atin.

Personat e shpallur në kërkim janë:

1.            Bujar S. Kamberaj, 59  vjeç,  banues në fshatin Oshtimë.

2.            Helis B. Kamberaj,  31 vjeç ,  banues në fshatin Oshtimë (i biri).

3.            Henea B. Kamberaj,  27 vjeç ,  banues në fshatin Oshtimë  (i biri).

 

Policia e Shkodrës asgjëson 888 rrënjë kanabis

Burime policore konfirmojnë se në  vijim  të  operacioneve  të  njëpasnjëshme  të  zhvilluara  nga Strukturat  e  Drejtorisë  së  Policisë  së  Qarkut  Shkodër   për Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike gjatë ditës së djeshme  në orët e pasdites, Shërbimet e Policisë Shkodër kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.  Gjatë operacionit në fjalë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative mësohet se në fshatin Shllak, ishin të kultivuara dy parcela me bimë narkotike, Shërbimet e Policisë Shkodër kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm ku ka rezultuar se, në fshatin Shllak  u evidentuan dy parcela të kultivuara me bimë narkotike, ku nga kqyrja rezultoi se në këto parcela ishin kultivuar 888 rrënjë të dyshuara bimë narkotike me gjatësi5-15 cm. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.  Nga ana policisë po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike

SHKARKO APP