Vlorë, vjedhja e energjisë, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës arrestoi sot 2 persona, ndërkohë që 2 të tjerë i shpalli në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, u arrestua në kushtet e flagrancës 26 vjeçari Ervis Hanaj, për shkak se nga kontrolli i ushtruar në një lokal që ai e kishte marrë me qera, u konstatua një lidhje e dyfishtë 3 fazore e furnizimit me energji elektrike, e cila, siç u shpreh i riu, ishte kryer nga ai vetë.

Po ashtu, policia arrestoi 58 vjeçarin Pajtim Çobaj, në banesën e të cilit, në një nga lagjet e qytetit, u konstatua një lidhje e paligjshme e furnizimit me energji elektrike.

Me të njëjtën akuzë, policia procedoi penalisht dhe shpalli në kërkim shtetasit Gramoz Begaj, 44 vjeç, si dhe Adrian e Piro Likaj. 

SHKARKO APP