Vlorë, vritet me 3 plumba 50-vjeçari në Selenicë

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9 vjeçare, që ndodhet në hyrje të fshatit Resulaj.

Gazetari i RTV Ora Edi Ruçi raporton se burime nga spitali rajonal i Vlorës i kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me një vrasje. Ai pohon se një prej plumbave 50-vjeçarin e ka kapur në kokë dhe është gjetur i plagosur nga disa kalimtarë. Më pas kalimtarët e kanë marrë dhe kanë transportuar në spital me makinë private, por nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra.

Policia njoftoi se viktima quhet Nikolla Ikonomi, 47-vjeç është qëlluar me armë tip pistoletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes për zbardhjen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?