Vlorë, vritet me breshëri kallashnikovi një person

Vritet me breshëri kallashnikovi një person në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike pak minuta më parë. Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar shumë pranë një lokali. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

SHKARKO APP