Vlorë, vritet në mes të qytetit 41 vjeçari
Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat të bërë ndaj 41-vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).
Gjithçka ka nisur në pjesën e pasme të Bibliotekës së Vlorë. Viktima e kishte pikasur se ishte duke u ndjekur, i cili e ka goditur motorin. Më pas ka nisur të shtënat e armëve, viktima ka tentuar të largohet nga vendi ku kanë qenë goditjet. Pak larg zonës së Bibliotekës kanë qenë edhe goditjet e para. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kokorja e motorit me të cilin lëvizte viktima. Motori është goditur nga makina. Më pas 41 vjeçari ka vijuar rrugën me këmbë dhe makina e ka ndjekur me shpejtësi. Mendohet që është një automjet Audi A6 ka qenë mjeti që e ka ndjekur, ka qenë i maskuar. Janë rreth 100 m dhe në fund 41-vjeçarit i është dhënë goditja fatale”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti i news24.
KOHA JONË SONDAZH

