Vlorë/Dervishaj dhe të rinjtë e LRI, dhurata për femijët dhe personat në nevojë
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj dhe të rinj e Lëvizjes Rinore për Integrim shpërndanë dhurata për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët në nevojë, në qytetin e Vlorës.
“Shoqëria duhet t’i kushtojë më shumë vëmendjen kësaj shtrese. Ti kushtojmë vëmendje jo vetëm në ditë festash personave në nevojë”,- u shpreh ministri Dervishaj.
Ministri vlerësoi në stafin e qendrës për personat me aftësi të kufizuar në Vlorë, si dhe të rinjtë e LRI-së që treguan solidaritet duke mbështetur nisma të tilla humanitare.
“Falenderoj stafin për kujdesin e treguar ndaj fëmijëve në këtë qendër. Falënderoj edhe të rinjtë e LRI-së në Vlorë, që u solidarizuan në këto ditë festash duke kontribuar për dhuratat. Ky solidaritet duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe për shtresat në nevojë”,- tha ministri Dervishaj.

