Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Burgoset ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, qeveria dhe opozita akuza për presione mbi drejtësinë

Aktualitet E shtunë, 5 Tetor 2019 20:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria dhe opozita në Tiranë u përfshinë edhe sot në një tjetër debat mbi drejtësinë, këtë rradhë jo për ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor, por për presione të drejtpërdrejta ndaj saj.

Shkak për këtë u bë ndjekja nga afër brenda në sallën e gjyqit prej zv.kryeministrit Erjon Braçe të një procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Zoti Braçe tha se mori pjesë “në një seancë të hapur gjyqësore ndaj një punonjësi të shtetit, të cilit po i bëhet prej një muaji presion kriminal për të ligjëruar ndërtime të parregullta në këmbim të një dënimi për akuza të paqena”. Ai më tej hyri në një mori detajesh të procesit gjyqësor, duke përsëritur shpesh se prokurori gënjeu gjykatën, dhe duke ekspozuar vazhdimisht dokumenta nga dosja gjyqësore.

Opozita reagoi menjëherë ndaj komenteve të zv.kryeministrit në konferencë shtypi dhe vajtjes së tij personalisht në sallën e gjyqit, duke i quajtur si presione të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Dje dhe sot, Erjon Braçe dhe Edi Rama i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që “është në shërbim të bandave të Durrësit”, sipas tyre. Kryeministri duhej të kërkonte arrestimin e prokurorit, që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njihka, por nuk ua përmend emrin” – tha përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Mund t'ju interesojë

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Para 3 orësh
SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 4 orësh
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Politikani opozitar theksoi se pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik ndaj gjyqësorit nuk i shërben ligjit, të vërtetës, e as drejtësisë. Socialistët dhe opozita po zhvillojnë prej më se 3 vjetësh një debat të ashpër mbi reformimin e sistemit gjyqësor, duke shkëmbyer akuza për kapjen e gjykatave dhe prokurorive me emërimin e përkrahësve të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa tani debati i tyre po zbret në sallat e gjyqeve konkrete me dosje dhe akuza konkrete, dhe jo më në gjykata periferike për cështje të vogla, por në gjykatat e qyteteve më të mëdha të vendit dhe për çështje me rëndësi, mes të cilave edhe dosjet e pronave dhe ndërtimeve, ku përdoren miliona euro. /Voa/

Etiketat e lidhura

braceLiridon PulavoaZeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 1 ore

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 1 ore

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 1 ore

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 1 ore

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 80 martesa në vit të personave nën 16-vjeç
19 Tetor 2019, 11:08

80 martesa në vit të personave nën 16-vjeç

2 Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Albright: Kosova, lufta dhe fitorja ime!
31 Maj 2021, 13:42

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Albright: Kosova, lufta dhe fitorja ime!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.