Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VOA: Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

VOA: Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Aktualitet
E hënë, 29 Gusht 2022 19:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë. Nga Praga, Scholz tha se BE-ja duhet të jetë në gjendje të diskutojnë dhe të arrijë një marrëveshje për një sërë ndryshimesh, në mënyrë që t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 8 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 9 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 9 orësh

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje të hënën vendeve të Bashkimit Evropian që të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të arrijë një marrëveshje për një sërë ndryshimesh, në mënyrë që t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një fjalim në Universitetin “Charles” në Pragë, Scholz tha se BE-ja duhet të jetë gati për zgjerimin, vendime këto që kërkojë votime në unanimitet. Për të agresioni rus në Ukrainë është një thirrje që Bashkimi Europian duhet të zgjohet dhe të ndryshojë mënyrën se si merr vendime. E sa i përket zgjerimit, Kancelari gjerman tha se është pro mbështetjes për Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen edhe Gjeorgjinë. Zgjerimi i BE-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitet brenda Evropës dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Këshilli Evropian i dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor dhe siguroi perspektivën europiane për Gjeorgjinë. Tani është një çështje që të merren seriozisht premtimet për anëtarësim. Vendet kandidate meritojnë mbështetje të vazhdueshme në rrugën e tyre për t’u kualifikuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gati 20 vjet që presin anëtarësimin”, tha kancelari gjerman.

Europa mbetet pas rivalëve globalë kur bëhet fjalë për dixhitalizimin dhe eksplorimin e hapësirës, zoti Scholz tha se BE-ja mund të bëhet një udhëheqës global në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër që do ta ndihmonte gjithashtu të bëhej më pak e varur nga furnizuesit e huaj të energjisë. Gjermania, e cila deri vonë ka mbetur prapa vendeve të tjera të NATO-s përsa i përket shpenzimeve ushtarake, planifikon të investojë shumë në mbrojtjen e saj ajrore në vitet e ardhshme.

Po ashtu kancelari përmendi në mënyrë të përsëritur kërcënimin e paraqitur ndaj BE-së nga Rusia. “Çdo përçarje mes nesh, çdo dobësi, do të përdoret nga Vladimir Putini. Ne duhet të mbyllim konfliktet e vjetra dhe të gjejmë zgjidhje”, tha kancelari gjerman.

Sipas analistëve fjalimi u zotit Scholz iu bën jehonë propozimeve të bëra muajt e fundit nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili propozon që vendimet në bllokun evropian të merren me dy të tretat e votave dhe vendet e vogla thonë se këto ndryshime mund të anashkalojnë shqetësimet e tyre.

Propozimet e tij thonë analistët ka të ngjarë të pranohen me kujdes nga vendet më të vogla, që kanë frikë nga reformimi i proceseve të vështira vendimmarrëse të BE-së. Tensionet janë ndezur gjithashtu vitet e fundit midis Komisionit Evropian dhe qeverive të Hungarisë dhe Polonisë, me Brukselin që i akuzon ato vende për shkelje të vlerave themelore të bllokut dhe parimit të sundimit të ligjit.

Etiketat e lidhura

Kancelari gjermanOlaf Scholz
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.