VOA: Sulm me dron ndaj shtëpisë së Kryeministrit izraelit Netanyahu

Qeveria izraelite njoftoi se një dron ishte lëshuar të shtunën në drejtim të shtëpisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu që ndodhet në qytetin Caesarea.

Zëdhënësi tha se as zoti Netanyahu dhe as bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në shtëpi dhe se si pasojë e sulmit nuk pati viktima.

Ky zhvillim vjen ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit tha se Hamasi do të vazhdojë luftën kundër Izraelit edhe pas vrasjes së organizatorit të sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit të vitit të kaluar.

Ndërkaq në Gazë, të paktën 50 persona u vranë si pasojë e disa sulmeve izraelite, mes tyre edhe fëmijë, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë, si dhe një gazetar i agjencisë së lajmeve ‘AP’.

Në shtator, rebelët Houthi të Jemenit lëshuan një raketë balistike drejt aeroportit ‘Ben Gurion’ ndërsa avioni me të cilin udhëtonte zoti Netanyahut po ulej. Raketa u interceptua nga forcat e sigurisë izraelite./VOA/

SHKARKO APP