Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VOA: Veliaj përdori gjuhë denigruese ndaj presidentit, shkresa ishte pa vulë

VOA: Veliaj përdori gjuhë denigruese ndaj presidentit, shkresa ishte pa vulë

Aktualitet
E premte, 12 Mars 2021 18:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës –
Në Shqipëri përplasjet sot mes Policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike, përfshinë dhe presidentin Ilir Meta. Kreu i Shtetit ndërhyri duke urdhëruar punonjësit e Bashkisë që të dalin jashtë, ndërsa foli për një përpjekje nga ana e pushtetit, për të dhunuar forcat opozitare që synojnë të konkurrojnë në zgjedhje . Fryma e Re Demokratike, e cila ka qenë në aleancë me socialistët në pushtet, konkurron tani në zgjedhjet e 25 Prillit në koalicion me Partinë Demokratike

Punonjësit e Policisë Bashkiake u shfaqën sot në zyrat e Frymës së Re Demokratike (FRD), për të marrë në zotërim mjediset që i janë dhënë me qera kësaj force politike e që sipas Bashkisë, tanimë duhet të liroheshin.

Pasi ka debatuar me punonjësit e Policisë Bashkiake, kryetari i FRD, Sali Shehu, i ka telefonuar Presidentit Ilir Meta, i cili ka mbërritur brenda një kohe të shkurtër. Ndërkohë që të dy kanë hyrë brenda, aty ka nisur përplasja mes palëve, në të cilën është përfshirë dhe vetë Kreu i Shtetit, duke urdhëruar me zë të lartë që punonjësit e Bashkisë të dilnin menjëherë jashtë e duke i kërcënuar se “do t’ju çoj në burg me duart e mia”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një situatë e tensionuar mbizotëroi për disa minuta me rradhë. Më pas presidenti Meta duke komunikuar më gazetarët tha se veprimet e Bashkisë, kishin sipas tij synim “për të dhunuar fizikisht, por për të dhunuar dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhje, duke keqpërdorur Bashkinë “bandë”. Kjo është padyshim tepër irrituese dhe është një paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mi një proces zgjedhor me garanci dhe integritet”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti Meta përdori sërish tone të forta ndaj punonjësve të policisë: “Po i paralajmëroj dhe një herë të gjithë policët, Bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, që të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar”, u shpreh ai.

Fryma e Re Demokratike ka qenë në aleancë me socialistët në pushtet. Një prej nënkryetarëve aktualë të Bashkisë është përfaqësues i kësaj force politike. Por FRD së fundmi iu bashkua koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit. Një vendim që duket se ka krijuar përplasje të brendshme dhe që çoi në dorëheqjen e kryetarit të saj, ish-presidentit Bamir Topi.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 8 orësh

Bashkia pretendon se Fryma e Re Demokratike qëndronte në zyra përtej afatit që prej tre vitesh, dhe se kërkesën për lirimin e mjediseve të dhëna me qera prej saj, ia ka dërguar dhe shumë forcave të tjera politike. Përfaqësuesit e FRD treguan sot se shkresa dërguar atyre ishte pa vulë, pa numër protokolli dhe pa emrin e titullarit që kishte lëshuar urdhrin.

Duke folur për disa media vendase, kryebashkiaku Erion Veliaj përdori tone denigruese ndaj Kreut të Shtetit, ndërsa tha se rruga normale nuk është ajo e dhunës, por e ankimit në institucione, përfshirë dhe gjykatat.

Për situatën e krijuar reaguan dhe forcat e tjera opozitare. “Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në këto 8 vite. Pa diskutim që kjo është dhunë ndaj opozitës dhe mendimit të lirë. Por kjo nuk na tremb e as na shkurajon se dhuna ka qenë e vetmja alternativë që ajo ka patur për shqiptarët, ndërsa alternativa jonë është ajo e ndryshimit”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha, pasi vizitoi zyrat e FRD, i shoqëruar dhe nga përfaqësues të partive të tjera aleate të opozitës. Marrë nga “Zëri i Amerikës”

Lexoni edhe…

  • Reagojnë drejtuesit e Opozitës pas përplasjes së policisë me FRD dhe Presidentin
  • Dhuna e policisë ndaj opozitës, Agron Duka: Provokim i rëndë, ndërkombëtarët të reagojnë
  • Policia dhunon opozitën. Presidentin Meta shkon në zyrat e FRD: Zbatoni ligjin. Mos u bëni si policia e Mubarakut
  • Fatmir Mediu: Ky s’është shtet, por një grup banditësh
  • Pse kërkon bashkia të nxjerrë jashtë godinës FRD-në 2 javë pas firmosjes së koalicionit me opozitën e bashkuar
  • “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
  • Dhuna e policisë ndaj opozitës, Ndoka: Roli i Presidentit Meta në këto momente është jetik
  • Vasili: Asnjë horr qeveritar dhe pis bashkiak nuk dhunon dot opozitën
  • “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
  • Martin Henze: Ambasadorë përse nuk flisni? Policia kërcënoi Presidentin e Republikës

Etiketat e lidhura

Bashkia Tiranedhunaedi ramaerion veliajFRDilir metaLulzim BashaOpozitapolicia bashkiakeSali ShehuSali Shehuzgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.