Vodafone Albania në mbështetje të artit

Ne këtë prag fundviti nuk mund të mungojnë festat dhe surprizat e njëpasnjëshme që Vodafone Albania ka rezervuar për klientët . Ashtu si çdo fundvit, Vodafone sjell dhurata të ndryshme nëpërmjet ofertave të shumëllojshme në komunikim por jo vetëm kaq.

Përveç ofertave festive tëhedhura në treg nga Vodafone, këtë vit kompania numër njëe telefonisë celulare në vendka zgjedhur të jetë sponsor gjeneral i Festivalittë Këngës nëRadio Televizion, festivali tradicional i fundivitit në Shqipëri prej 53 vitesh.

Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit do tëzhvillohet për 3 ditë me rradhënga data 26-28 Dhjetor në sallën e madhe të Pallatit të Koncerteve. Pjesëmarrja e një numri të madh këngëtarësh të rinj të skenës dhe ata që tashmë janë të mirënjohur, do ta bëj këtë edicion të paharrueshëm. Sipas organizatorëve cilësia e këngëve dhe performancave këtë vit dallon nga çdo vit tjetër dhe pritet që publiku dhe juria do ta kenë tepër të vështirë të zgjedhin më të mirin. 

Të ftuarit e këtij viti do të jenë të shumtë, si këngëtarë të cilët kanë bërë historinë e muzikës të lehtë në Shqipëri ashtu edhe këngëtarë e personalitete të huaj nga te cilet mund te permendim Fituesen e Eurosong 2012, kengetaren nga Gjermania, LENA, e cila do te performoje LIVE ne skenen e Festivalit-53-të..

Përmasat e mëdha të këtij aktiviteti që nuk duhet humbur dhe numri i konsiderueshëm i të ftuarve që do të  jenë të pranishëm, do të rrisin larminë e Festivalit, duke e  konceptuar  si një show televiziv, ku në qëndër të vëmëndjes do të jetë konkurimi për cmimin e parë, cmim ky që  përfaqëson Shqipërinë në Euro Song.

Vodafone Albania ështëkompania shembull për vemendjen e kushtuar ndaj artit dhe muzikës nëvend. Prej vitesh kompania mbështet evenimente të ndryshme që synojnë të nxisin talentet dhe promovojnë zhvillimin e artit në Shqipëri.

 

 

 

 

SHKARKO APP