Vodafone Albania nis testimin e teknologjisë 4G

Teknologjia 4G, risia e rradhës në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri

Klientët Vodafone do të kenë mundësi të prekin nga afër shërbimet e teknologjisë 4G.  Kompania Vodafone Albania njoftoi se ka nisur fazën e testimit  të teknologjisë 4G/LTE në rrjetin e vet dhe së shpejti klientët do të mund të përfitojnë shërbime data më të shpejta se kurrë.

Pak kohë më parë, AKEP mori vendim për zhvillimin e tenderit për dhënien në perdorim te brezave të frekuencave GSM 1800, me date 2 Mars 2015  duke i dhene mundesine sipermarresve te komunikimeve elektronike te ofrojne 4G/LTE.

LTE (4G) është prezantuar tashmë në shumicën e tregjeve Europiane ku rezulton te kete ndryshuar rrënjësisht eksperiencën e navigimit në internet nëpërmjet celularit. Shumë shpejt edhe klientet Vodafone do të mund të ndajnë të njëjtën eksperiencë me ta pasi me marrjen e spektrit, kompania  planifikon të nisë ofrimin e sherbimeve 4G  brenda Majit 2015 në Tiranë  dhe më tej do të shtrihet në  gjithë Shqiperinë.

Falë 4G, klientët Vodafone do të kenë mundësi të përdorin internetin në celular më shpejt, më thjeshtë dhe në më shumë vende se kurrë . Prej kohësh, kompania Vodafone Albania ka nisur intensivisht punën dhe investimin për të rritur kapacitetetet dhe për të ndërtuar një rrjet modern me qëllim mundësimin e një cilësie maksimale të kesaj teknologjie të re dhe revolucionare për tregun e telekomunikacionit ne Shqipëri.

Teknologjia 4G/LTE ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme që aktualisht është 3 deri ne 4 herë me e lartë se 3G . Falë këtyre parametrave klientët do të mund të shkarkojnë video, lojra, aplikacione, filma dhe stream në kohë reale, shumë  thjeshtë dhe duke kursyer kohë.  Falë cilësisë dhe shpejtësisë së lartë të transmetimit, teknologjia 4G/LTE , do të hapë rrugën nje varieteti shërbimesh të reja të pa provuara me parë ne tregun shqiptar

Rjeti i Vodafone Albania mbulon me shume se 99% te popullësisë duke i mundësuar klienteve Vodafone shërbime komunikimi në çdo moment dhe kudo që të ndodhen me çmimet më konkurruese në treg.  Investimet e vazhdueshme në tregun e telekomunikacionit janë në fokusin e kompanisë me qëllimin e vetëm për ti ofruar klientëve shërbime dhe produkte të një cilësie të pakrahasueshme

Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve Vodafone vizitoni faqen zyrtare në internet www.vodafone.al

SHKARKO APP