Vodhën makinën e një shtetasi dhe e braktisën në një lagje të Kukësit, procedohen katër adoleshentë

Foto ilustruese

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 4 adoleshentë për vjedhjen e një makine. Bëhet fjalë për shtetasit M. Sh., 14 vjeç, M. R., 15 vjeç, E. T., 17 vjeç dhe L. Z., 15 vjeç, banues në Kukës.

Siç bën me dije policia, katër minorenët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datë 14 mars në lagjen Nr. 3 në Kukës kanë vjedhur automjetin tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit A. M.

Automjeti i vjedhur është gjetur i braktisur në lagjen Muje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?