Vodhën një market në Lezhë, shoqërohet autobusi me 41 studentë nga Mali i Zi

Një autobus me 41 shtetas malazesë, një rumun dhe një serb janë ndaluar nga policia e Lezhës, ndërsa të rinjtë janë shoqëruar në komisariat. Shoqërimi i tyre erdhi, pasi teksa po lëviznin në Rrugen e Kombit gjatë paradites të së martes kanë hyrë në një supermarket, duke marrë artikuj ushqimor dhe pije freskuese dhe kanë ikur me vrap pa paguar faturat.

Kanë qenë punonjesit e supermarketit të cilët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarje.Këta të fundit janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë ndaluar autobuzin me të cilin po lëviznin të rinjtë në afërsi të Milotit.

Mjeti bashkë me udhëtarët është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës, ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet. Ata janë marrë në pyetje dhe nga veprimet hetimore e kryera deri më tani është bërë e ditur se, 8 prej tyre janë proçeduar në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata mësohet se kanë pranuar para grupit hetimor veprimet e kryera prej tyre.41-përsonat kanë qëndruar në ambientet e policisë gati 10 orë, ndërsa pas veprimeve proçeduruale të kryera ata janë lënë të lirë.Duke ju referuar faktit se njëri prej të ndaluarve ka qenë shtetas Serb, gjatë xhirimit të pamjeve nga mediat ata kanë brohoritur duke ngritur tre gishtat lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?