Vodhi çantën me 900 paund, arrestohet 52-vjeçari në Librazhd

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi vodhi një çantë dore ku në  të ndodheshin 900 paund dhe dokumenta të ndryshme.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë në Librazhd, Hekuran Gogun, banues në fshatin Goriçan.

Çanta ishte në të pronësi të shtetasit me iniciale A.Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Togëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në cilësinë e provës materiale u gjetë dhe u sekuestrua çanta e dorës me 900 paund  me dokumeta e tjera,”-raportoi policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale   “Vjedhja” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?