Vodhi disa herë të njëjtën xhami, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi dy herë të njëjtën xhami në Elbasan. Autori u arrestua në flagrancë nga policia pasi uniformat blu u sinjalizuan se një person kishte tentuar të vidhte një shumë parash në një xhami.

Ai u prangos në flagrancë nën akuzën për vjedhje e mbetur në tentativë dhe vjedhje e kryer më shumë se një herë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari ka vjedhur të njëjtën xhami edhe më 3 Qershor, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë.

Autori njihet si person me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?