Vodhi pajisjet elektronike të lokalit gjatë natës, arrestohet 40-vjeçari

Policia e Lushnjes arrestoi një 40 vjeçar me akuzën e vjedhjes. Bledar Biba, banues në  Lushnje, dyshohet se ka vjedhur gjatë natës një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta.

Biznesi mësohet se është në pronësi  të shtetasit A.M, 29 vjeç, banues në Lushnje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 televizorë dhe 2 njësi kompjuterash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?