FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vodhi paratë dhe laptopin, më pas dogji lokalin, pranga 36-vjeçarit në Lushnjë

Një 36-vjeçar ka përfunduar në pranga në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje brenda pak ditësh, ndërsa në rastin e dytë ka tentuar të fshehë gjurmët duke i vënë zjarrin biznesit që kishte grabitur.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Again”. I arrestuari me inicialet M. G., banues në fshatin Plug të Lushnjës, rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë për veprën penale të vjedhjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 36-vjeçari ka kryer dy episode të ndryshme vjedhjeje më datat 16 dhe 17 korrik 2026 në zonën e Plugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastin e parë, ai dyshohet se ka marrë dy bateri automjetesh. Ndërsa një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit, ka hyrë në një lokal të fshatit, nga ku ka marrë një shumë parash dhe një laptop.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas grabitjes, sipas bluve, ai i ka vënë flakën lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit. Dyshohet se zjarri është përdorur si mënyrë për të fshirë gjurmët e veprës penale.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe ka mbledhur provat e nevojshme për dokumentimin e ngjarjeve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e procedurave ligjore.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rasteve të vjedhjes dhe përgjegjësinë e të arrestuarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?