Vodhi pensionet, arrestohet ish-punonjës i Postës në Gjirokastër

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. I arrestuari është J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Sipas policisë J.D (ish punonjës i Postës) ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër në vitin 2018 ka dërguar Urdhrin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari ka qenë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari (ish punonjës i Postës) i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kronologjia e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?