Vokshi: 100 mijë fëmijë shqiptarë në varfëri ekstreme

 

Kuvendi i Shqipërisë së bashku me organizatën për mbrotjen e fëmijëve UNICEForganizuan në ditën e sotme në takimin me temë,“Miq të Fëmijëve”. Në këtë seancë të parë në vendin ka qenë pjesë e panelit dhe deputetja dhe njëkohësisht kryetarja e Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, znj.Albana Vokshi.

Në fjalën e mbajtur znj.Vokshi ka shprehur vlerësimet për angazhimin personal të Kryetarit të Kuvendit dhe të shumë kolegëve deputetë për të lobuar për avancimin e të Drejtave të Fëmijevë si grupi i parlamentarëve “ Miq të fëmijëve”.

Deputetja Vokshi gjatë fjalës së sajë, u ka ndalur dhe ka prezantuar dhe në shifra shumë tronditëse për sa i përket një realiteti të trishtë, i raportuar pak ditë më parë edhe nga aktivistët e të Drejtave të Fëmijëve( kërkesa referohet nga Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve).

Në statistikat e tyre të marra në terren, raportohet se:

– Mbi 100.000 mijë fëmijë në Shqipëri jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme; 
– Raporte tronditëse vijnë sërish nga shkollat;
– Mbi 40 % e fëmijëve, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar janë të uritur, të paveshur dhe në kushte të diskriminimit social.
– Kërkesa për të siguruar një vakt ushqimi falas në shkollë për fëmijët e varfër dhe Rishikimi i ndihmës ekonomike për cdo familje është parë si zgjidhje urgjente nga aktivistët e të drejtave të fëmijëve.
– Ndërkohë që organizatat ndërkombëtare vënë alarmin për numrin në rritje të fëmijëve të rrugës që tashmë ka shkuar mbi 50 mijë.

 R.Shtylla

SHKARKO APP