Vokshi: Basha do mbajë përgjegjësi për çdo shkop gome, ka vulën e turpit
Deputetja demokrate dhe anëtare e Komisionit të Rithemelit të PD-së Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai ishte organizatori i dhunës ndaj demokratëve që ishin sot në selinë e PD.
Vokshi shkruan se Basha do mbajë përgjegjësi dhe se është i mbuluar me turp që ngriti shkopat e gomës ndaj demokratëve shkruan se Lulzim Basha sot do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.
Postimi i plotë
Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:
– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,
– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,
– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,
– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,
– për çdo minutë në qelitë burgut. Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!