Vokshi: Deklarata të pavërteta për IBAR. Ministri Gogu: Keni kontribuar vetëm në ngecjen e procesit të integrimit

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, kanë replikuar në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me raportin IBAR të Bashkimit Europian për Shqipërinë

Vokshi deklaroi se ministri Gogu, ka dhënë deklarata të pavërteta lidhur me raportin e Piketave të Ndërmjetme (IBAR).

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ditë më parë, ende pa u mbyllur mbledhja e COELA-s, ministri Toni Gogu doli në një konferencë për shtyp dhe dha lajmin se raporti i Piketave të Ndërmjetme, IBAR, ishte miratuar dhe i kishte kaluar Këshillit të Ambasadorëve. Si mundet një ministër të japë një lajm që nuk është i vërtetë dhe të mashtrojë publikun? Të paktën tre nga 27 vendet anëtare kanë pasur rezerva për grupkapitullin e parë, ku përfshihen pesë kapitujt, ndaj miratimi është shtyrë për të premten. Ministri del dhe shpërndan lajme të pavërteta. Duhet të dalë dhe të kërkojë falje. Të premten, me shpresë, raporti do të miratohet në Këshillin e Ambasadorëve”, tha Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjigjen e tij, ministri Gogu deklaroi se opozita “ka kontribuar me 8000 akuza për ngecjen e procesit të integrimit”.

“Dola në konferencë për shtyp për të informuar mbi punën e palodhur të kolegëve të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e përmbushjes së Piketave të Ndërmjetme. Ka qenë një proces intensiv 18-mujor, gjatë të cilit kolegët e Ministrisë së Drejtësisë kanë arritur të dërgojnë në Bruksel 8000 faqe dokumente. Janë zhvilluar 90 takime në Bruksel dhe janë koordinuar 70 institucione në Shqipëri për të dorëzuar rezultatet konkrete që po shqyrtohen nga grupet e punës dhe vendimmarrësit. Shpjegova se procesi është dinamik dhe vazhdon të ecë përpara. Ndërkohë që institucionet punonin për të çuar përpara procesin dhe për të dorëzuar 8000 faqet, më vjen keq që ju keni kontribuar me 8000 akuza për ngecjen e tij”, u shpreh Gogu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?