Vokshi-Nikollës: U talle me shqiptarët, njëlloj si Tahiri me dorëheqjen…

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolli, e cila u tërhoq nga vendimi për të mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të prindërve nëpërmjet nxënësve. Vokshi tha se kjo ishte një tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit.

“Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose e-email i vetëm një prindi. Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale. Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!”, shkruan Vokshi në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Lindita Nikollës

Swiss Digital Desktop Reklama

TËRHEQJA E NIKOLLËS TALLJE ME SHQIPTARËT

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërheqja e Ministrisë së Arsimit nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve nëpërmjet nxënësve është nje tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit.

Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose e-email i vetëm një prindi.

Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale.

Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!

Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.

PD u bën thirrje edhe një herë prindërve të mos japin të dhënat e tyre personale tek një bande që do t’i përdorë ato për qëllime elektorale!

Partia Demokratike po e ndjek me ekspertët e saj këtë çështje dhe siguron Ministren Nikolla se do të përballet me drejtësinë për shkeljen flagrante të ligjit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?