Vokshi: Prokuroria të hetojë importin e medikamenteve dhe qarkullimin e barnave

Partia Demokratike përsërit kërkesën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar rreth importimit të medikamenteve, ndërsa akuzon ministrin e Shëndetësisë për një procedurë të modifikuar me urgjencë prej tij .

Gjithashtu, PD i kërkon prokurorisë të bëjë një hetim të gjithanshëm për të gjitha procedurat që ndiqen për regjistrimin dhe qarkullimin e barnave.

Qeveria ka skaduar, jo vetëm se mashtroi për Shëndetësinë falas, por se ilacet e farmacive të donatorëve të saj, janë kthyer në stoqe medikamentesh, që po rëndojnë në jetë njerëzish.

Ministria e Shëndetësisë gënjen me shkrim dhe firmë, duke shpërndarë shkresat që sic duket i përgatit në bodrumet, ku mbajnë medikamentet e trafikuara dhe të importuara pa certefikatë sigurie dhe pa markën e kompanive prodhuese.

Në komunikatë, Beqja thotë se "barnat që vendosen në treg, qoftë ato që janë të regjistruara, apo ato që ligji ia lejon ministrit t’i vendosë me leje të posacme importi në treg, kanë një origjine gjeografike të mirëpërcaktuar dhe përmbushin të njëjtat kërkesa që lidhen me importimin e tyre në Shqiperi.”

Kjo s'është aspak e vërtetë. Barnat që Ministri vendos me leje të posacme importi, nuk kanë certifikatën e orIgjinës dhe prodhuesi nuk garanton që janë të vërteta apo fallso.

Beqja thotë se janë zbatuar kushtet specifike të transportit. Gënjen. E vërteta është që kushtet specifike nuk janë respektuar. Ndaj edhe sot i shtrojmë Ministrit disa pyetje të tjera:

Kush mban përgjegjësi për ato barnat që ju keni vendosur me leje të posacme importi? Nga cilat kompani apo distributore në Turqi janë importuar? A kanë certifikatë origjine? Në cfarë rruge janë sjellë ato barnat? Me cfarë mjetesh dhe kushtesh janë transportuar? Beqja duhet të bëjë publik itinerarin e barnave të importuara me leje të posacme nga ai vetë”, tha Albana Vokshi, deputete e PD-së në një deklaratë për mediat.

Partia Demokratike i kërkon Ministrit të Shëndetësisë të publikojë rekordet e temperaturave të regjistruara gjatë transportimit të Altuzanit, medikamentit të importuar nga Turqia , që u përdor në seancat e kimioterepisë me pacienten që ndërroi jetë një javë më parë.

“Altuzani i Ministrit, është vetëm 7% më lirë se ekuiivalenti i tij i propozuar nga Zvicra, dhe është i pasigurtë, i pacertifikuar, i dëmshëm për jetën.

Paniku është krijuar nga menaxhimi korruptiv e klientelist i shëndetësisë në kurriz të jetës së qytetarëve. Paniku është krijuar nga skandalet e njëpasnjëshme që po dalin në dritë. Panikun e ka krijuar qeveria”, tha Vokshi.

SHKARKO APP