Vokshi thirrje Ramës: Reago për ilaçet e skaduara në QSUT, mos hesht si me kartat e identitetit

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi kërkon që qeveria ”Rama 3” të reagojë për ilaçet e skaduara, në një kohë kur ata u servireshin edhe fëmijëve në QSUT. Vokshi shprehet se Rama duhet të reagojë për këtë skandal, e jo të heshtë siç bëri me kartat e identifikimit të skaduara, në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës. ”Për kartat e skaduara të votuesve në Himarë nuk reagoi. A do të reagojë Edi Rama për ilaçet e skaduara që i kanë kaluar te pediatria?”,-shkruan Vokshi në një postim në Facebook.

SHKARKO APP