Von der Leyen përballet me mocion mosbesimi: Sulm ekstremist ndaj BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, doli sot në një seancë të tensionuar plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, për të mbrojtur mandatin e saj përpara votimit vendimtar të së enjtes mbi një mocion mosbesimi.

Ky mocion u paraqit nga eurodeputeti rumun Gheorghe Piperea, anëtar i Grupit të Reformistëve dhe Konservatorëve Europianë (ECR), i cili e akuzon Von der Leyen për mungesë transparence lidhur me skandalin e njohur si “Pfizergate”.

Me një qëndrim të vendosur dhe një ton sfidues, Von der Leyen reagoi fuqishëm ndaj akuzave, duke i cilësuar si pjesë e një skenari të njohur ekstremist për të minuar institucionet demokratike. Në fjalën e saj në sallën plenare, ku ishin të pranishëm figura të larta të BE-së si diplomatja Kaja Kallas dhe komisionerja për konkurrencë Teresa Ribera, ajo nuk kurseu kritikat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është receta më e vjetër e ekstremistëve: nxitja e ndarjeve në shoqëri, minimi i besimit te demokracia dhe përhapja e pretendimeve të rreme për manipulim zgjedhor. Piperea përpiqet të rishkruajë historinë e suksesit të Europës në menaxhimin e pandemisë, nga vaksinat deri te fondi ‘Next Generation’”, deklaroi Von der Leyen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo e quajti mocionin një “përpjekje brutale” për të krijuar ndasi brenda institucioneve europiane dhe për të goditur forcat pro-demokratike të Parlamentit Europian. Fjalimi i saj u shoqërua me reagime të forta, përfshirë fishkëllima nga disa eurodeputetë në sallë.

Seanca për mocionin e mosbesimit pritet të zhvillohet të enjten, ndërsa votimi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen politike të Von der Leyen dhe të Komisionit që ajo drejton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?