Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Shqipërinë në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, i cili do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, e cila bëri të ditur se në axhendën e von der Leyen janë përfshirë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në këtë fazë, turneu nuk do të përfshijë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, vizitat në këto dy vende janë parashikuar për një moment të mëvonshëm, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky do të jetë turneu i gjashtë i Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vizita zhvillohet në një periudhë të rëndësishme për vendet kandidate dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimet me liderët e vendeve të rajonit pritet që në fokus të jenë procesi i integrimit evropian, reformat e ndërmarra nga vendet kandidate, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Vizita e von der Leyen vjen gjithashtu pak para publikimit të paketës vjetore të raporteve të progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate për anëtarësim në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?