Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, deputeti Vengu: Po afrohemi me BE-në, rezultate konkrete nga Plani i Rritjes
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi sot në Tiranë progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar vendin ndër shtetet që po ecin përpara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Pirro Vengu, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të reformave të parashikuara dhe deri tani janë disbursuar më shumë se 213 milionë euro.
Vengu thekson se procesi i integrimit po shoqërohet me masa që synojnë afrimin e standardeve dhe mundësive të qytetarëve shqiptarë me ato të Bashkimit Europian. Një prej objektivave të përmendura është edhe zgjerimi i përfitimeve të roaming-ut pa tarifa shtesë, në kuadër të afrimit gradual të Shqipërisë me tregun dhe standardet europiane.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4572

