Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë, tensionohet situata mes komisionerëve të PS dhe LSI-së
Në shkollën “Janaq Kilica” në qendrën e votimit 3004/1 ne kzaz 59 është bllokuar pajisja identifikuese e zghedhësve. Fillimisht në nisje të procesit ishte në rregull, por pasi kanë votuar 10 qytetarë, pajisja ka shfaqur probleme.
Ndërkohë, mësohet se edhe në Selenicë ka pasur probleme dhe tensione, ku si pasojë 4 qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin e votimit.
Mësohet se në dy qendra votimi nuk punonjnë identifikuesit e votuesve dhe kanë rene dakort ta bejnë identifikimin manualisht. Ndersa ne dy QV të tjera komisionerët e Partisë Socialiste nuk kanë punuar me ata të LSI-së.